Lajme

Kievi kaloi 700 orë nën alarmin e sulmit ajror gjatë vitit 2022

12/30/2022 21:09
nga:Y I

Kreu i administratës ushtarake, Serhiy Popko ka thënë se kryeqyteti ukrainas, Kievi kaloi qindra orë nën sirenat e sulmit ajror në vitin 2022.

Popko ka thënë se sirenat kishin rënë për rreth 700 orë në Kiev, shkruan Sky News, transmeton Klankosova,.tv.

Ai e përshkroi atë si “vitin më të frikshëm në historinë e qytetit si kryeqyteti i Ukrainës”

Popko gjithashtu tha se Kievi u godit nga 52 sulme ajrore gjatë gjithë vitit, sulme të cilat shkatërruan rreth 600 ndërtesa, vranë 120 civilë dhe plagosën 495.