Showtime

Kida publikon listën e këngëve të albumit “Orchide”

12/13/2021 20:32
nga:G C

Kida është drejt finalizimit të albumit të saj.

Këngëtarja kosovare e cila pëlqehet shumë për muzikën që lanson tash e disa vite ka treguar se 21 dhjetorit do jetë datë e veçantë.

Albumi i saj do të publikohet pikërisht me këtë datë, ndaj sot ka zbuluar listën e këngëve që do t’i përfshijë në album.Janë gjithsej 12 këngë ku shumica të padëgjuara pjesë e albumit të quajtur “Orchide”.

Këtë gjë këngëtarja e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)