Këngëtarja e njohur Kida në InstaStory i’u është përgjigjur disa pyetjeve nga fansat e saj, ku ka treguar se është duke punuar për realizimin e albumit të ri.
Ajo ka thënë se do ta publikoj së shpejti, por nuk ka dhënë ndonjë datë.
Kida u shpreh se për këtë album është duke punuar tash e një vit, ajo ka treguar se katër këngë nga albumi janë të publikuara, dhe se albumi do ti ketë më shumë se dhjetë këngë, shkruan GazetaBlic.





