Sporti

Kida: Lojtarët e Malishevës u treguan shumë profesional, jam i lumtur për këtë fitore

03/16/2024 15:15
nga:E K

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë pas fitores ndaj Lirisë, se futbollistët që ai i drejton janë treguar profesionistë.

“Ishte një ndeshje ku më duhet t’i përgëzoj lojtarët për profesionalizmin e treguar deri në fund. Ndeshjet e tilla janë të rrezikshme, por lojtarët e Malishevës u treguan shumë profesional. E kemi dominuar ndeshjen dhe jam i lumtur për këtë fitore”, ka thënë Kida pas fitores ndaj Lirisë në udhëtim.

Malisheva fitoi 3:0 ndaj Lirisë në Prizren.