Lajme

Kica-Xhelili, VV-së e koalicionit AAK-NISMA: Flasin për Kosovën ata që s’e shohin si projekt të përhershëm

01/20/2024 17:25
nga:Sh R

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se akterë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, më shumë merren me LDK-në se tërë pushtetin e partitë tjera bashkë.

Kica – Xhelili tha se kur flasin për LDK-në, ata të cilët sipas saj, para se të vinin në pushtet kishin ndalesë të hynin në Kosovë.

“Kur flasin për lidership ata që Kosovën ose e zhvatën, ose nuk e besuan kurrë si projekt të përhershëm”, shkroi Kica – Xhelili.

Më tej, ajo tha se mbetet vetëm të hamendësojnë nëse heshtja ka më shumë peshë sesa reagimi kur ballafaqohet me injorancë.

Në lidhje me reagimet e eksponentëve të VV-së dhe koalicionit AAK-NISMA ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se sheh afrim mes këtyre partive dhe se “matjet pa propagandë po u japin frikë në palcë”.