Lajme

Kica-Xhelili uron festën e Bajramit: Ky muaj që shkoi të shërbejë si kujtim që paqja është brenda nesh

3 ditë më parë
nga:Sh R

Në ditën e fundit të muajit të shenjtë për besimtarët myslimanë, deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhila, uroi festën e Bajramit që vjen.

“Uroj që muaji që shkoi të shërbejë si rikujtim se, teksa paqen e kërkojmë shpesh jashtë vetes, ajo qëndron brenda nesh. Në fund, askush nuk bëhet më i fortë duke tejkaluar të tjerët, por duke tejkaluar veten. Gëzuar Bajramin për të gjithë ata që festojnë!”, shkroi ajo.