Nënkryetarja e LDK-së njëherësh kandidate për deputete, Doarsa Kica-Xhelili, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Obiliq e shoqëruar edhe nga kandidatja për deputete nga Obiliqi, Linda Bekteshi.
Kica-Xhelili tha se në këtë takim folën për familjen, gruan në veçanti, fëmijët dhe ambicien kosovare.
Ajo tutje potencoi se ” kjo ndjenjë e përbashkimit, unitetit dhe ndryshimit, është gjithë çka na duhet për rikthimin tonë të madh” shkruan “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Bashkë me Linda Bekteshi, kaluam disa orë të këndshme në Obiliq.
Folëm për familjen, gruan në veçanti, fëmijët dhe ambicien kosovare. Folëm dhe për mbështetjen që Xhafer Gashi ja ka dhënë qytetarëve, studentëve e familjeve të Obiliqit.
Ja thash në takim, e po e ritheksoj, kjo ndjenjë e përbashkimit, unitetit dhe ndryshimit, është gjithë çka na duhet për rikthimin tonë të madh!
Rrugën e bëjmë bashkë! #BehuNdryshimi
Doarsa R. Kica