Lajme

Kica-Xhelili reagon pas audio-incizimit të Kusarit me Radoiçiqin: Me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjedhet gjyqtar

10/09/2024 16:42
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka përmendur sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese nga VV, derisa ka thënë se me Listën Serbe e paskan koordinuar se kush zgjedhet gjyqtar e kush jo.

Po ashtu ajo ka thënë se VV nuk e ka problem koordinimin por zbulimin se janë koordinuar.

Postimi i saj i plotë:

A ju kujtohen sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese?

Eh – me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjedhet gjyqtar e kush jo.

Këta nuk e kanë problemin e koordinimit me Listen Serbe, e kanë me ZBULIMIN se po koordinohen. Koordinohen me ta për veteran, për pagë minimale, për gjyqtarë të Kushtetueses e kushedi çka tjetër që nuk është inçizuar.

Kosova e njerëzit e saj të mirë nuk meritojnë kaq shumë manipulim e gënjeshtra. Për besë nuk e kemi luksin t’i vrajmë ëndrrat tona kaq brutalisht.

Kosova e meriton një lider që ka tjetër vizion. Një që njihet që e mban fjalën, pavarësisht vështirësive. Një lider si Lumir Abdixhiku që nuk e fokuson krejt punën në kalkulime manovrash e brohoritjesh elektorale. Lider që i sheh qytetarët si bashkërrugëtues, e jo analfabetë. Një që ka ide të SAKTA zhvillimore, e që shpon përtej ambicieve të varfra që i ka instaluar kjo qeveri në mendjet e secilit.

Doarsa R. Kica