Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të gjyqëtarëve dhe prokurorëve raporton Gazeta Blic.
Kica Xhelili në reagimin e saj thotë se Qeveria i ka ulur pagën gjyqtarëve që dënuan Zoran Vukotiqin për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, atyre që po ndjekin rastin e Marigona Osmanit, rastin e 11-vjeçares së dhunuar dhe rastin Brezovica.
Tutje ajo thotë se Qeverisë nuk i takon të flasë për gruan e sotme në Prishtinë sepse sapo e lëndoi sistemin.
“Qeveria i uli pagën gjyqtarëve që dënuan Zoran Vukotiqin për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë! Qeveria i uli pagat atyre që ndjekin e gjykojnë rastin e Marigona Osmanit, rastin e 11 vjeçares së dhunuar e rastin Brezovica. Sot Qeverisë nuk i takon të flas për vrasjen e sotme të një gruaje në Prishtinë, sepse sapo e lëndoi sistemin që duhet t’a kërkoi drejtësinë për të! Sapo i tha secilit gjyqtar e prokuror të guximshëm që vë jetën e familjen në rrezik se duhet të punoj pa dinjitet” shkruan Kica-Xhelili raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


