Lajme

Kica-Xhelili: Që kur po e sheh Qeveria veten mbi Kushtetutën?!

02/23/2023 12:51
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka pyetur se që kur e sheh Qeveria veten mbi Kushtetutën, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kushtetutshmëria e ligjeve vendore është obligim dhe jo diskrecion i Qeverisë.

Ajo ka shtuar se problem duhet të jetë fakti që po shtyjnë përpara kaq shumë ligje kundërkushtetuese, që i bie se me vetëdije kërkohet shkelja e Kushtetutës.

Postimi i saj i plotë:

Që kur po e sheh Qeveria veten mbi Kushtetutën?!

Kushtetutshmëria e ligjeve vendore është obligim. Jo diskrecion i Qeverisë!

Vet koncepti i kushtetutshmërisë flet për kufizim të autorizimeve të Qeverisë. Kjo siguresë ka qenë dhe mbetet atributi më i fortë i sistemeve demokratike parlamentare.

Problem duhet të jetë fakti që po shtyjnë përpara kaq shumë ligje kundërkushtetuese.

Mendësia që duke u dërguar ligjet në Gjykatë Kushtetuese po pengohen reformat është gabim dhe madje e rrezikshme.

Kjo i bie që me vetëdije kërkohet shkelja e Kushtetutës. Është pikërisht mendësia që po e përsëris në vazhdimësi që duhet ta luftojmë.