Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas vendimit të Qeverisë, për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se disa po befasohen pse Kurti ka ndryshuar qëndrim edhe për Manastirin e Deçanit, derisa ajo befasohet pse disa ende vazhdojnë të befasohen.
Postimi i saj i plotë:
Disa befasohen pse Kryeministri Kurti ndryshoi qëndrim EDHE për Manastirin e Deçanit.
Une befasohem pse disa vazhdojnë ende të befasohen.