Lajme

Kica-Xhelili pas vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë: Jo në Kosovë, jo në demokraci

08/03/2023 15:08
nga:N M

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi që Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për Zyrtarët Publikë, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se pushtetit nuk i interesoi fare që ligji ishte në Gjykatën Kushtetuese dhe se të njëjti në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës u munduan t`i kontrabandonin disa ndryshime.

Reagimi i plotë:

Ligji për Zyrtarët Publik, u shpall kundërkushtetues.
Kjo ishte arsya pas gjithë zhurmës në seancën e fundit të mbajtur. Kjo ishte arsya pse pavarësisht që I NJËJTI ligj trajtohej në Gjykatë Kushtetuese, u munduan të kontrabandonin ndryshimet e njëjta për së dyti.
Jo në Kosovë! Jo në demokraci!

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për Zyrtarët Publikë