Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar Kryeministrin Kurti, për procesin e vettingut, duke treguar një grafikon të situatës reale siç e paraqet ajo.
Ajo ka thënë se vendimet që ka marrë qeveria, nuk kanë të bëjnë me vetingun.
“Nëse KËTË proces e quan VETING TE SHUMEPRITUR, atehere ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë.
Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as AFËR Vetingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash VETING.
MJAFT me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse AI VETINGU i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde.
Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash.”- ka shkruar Xhelili në “Facebook”.


