Lajme

Kica-Xhelili: Mandatim pa numra nuk ka!

11/04/2025 13:25
nga:Y I

Pasi Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, propozoi Glauk Konjufcën si mandatar për kryeministër ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Kica Xhelili tha se ‘mandatim pa numra nuk ka’.

“Nëse Presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve shtesë që nuk kanë votuar herën e kaluar. Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion” shkruan Kica-Xhelili raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Mandatim pa numra nuk ka.

Nëse Presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve shtesë që nuk kanë votuar herën e kaluar. Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion.

Nëse numrat mungojnë, Kushtetuta flet qartë: shpërndarja e menjëhershme e Kuvendit dhe zgjedhjet brenda 45 ditëve.

Çdo hap tjetër është sabotim i sovranitetit të votës dhe shpërblim për 8 muaj mashtrim publik të VV për numra që s’egzistuan kurrë!

Qytetarët meritojnë qeverisje, jo teatër demagogësh me sejmenë e servilë.