Lajme

Kica-Xhelili: Lëvizja Vetëvendosja ia dha Listës Serbe atë që e donte: kartën e viktimizimit

09/15/2025 21:13
nga:Genita C

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja ia dha Listës Serbe atë që e donte; kartën e viktimizimit.

Ajo ka thënë se Kosova përmes zbatimit të Kushtetutës zbatonte garancitë e dhëna.

E tash, thotë Kica-Xhelili për qëllime elektorale, LVV “realizonte fitore të përkohshme me pasoja afatgjate”.

Ajo thotë se këtë po e bën për qëllime elektorale.

“Çfarë ndodhi para këtyre zgjedhjeve dhe Listës Serbe është se nuk do ta them qëllimshëm apo jo, e kam edhe një konkluzë për këtë; ia dha peshqeshin më të mirë Listës Serbe, viktimizimin – atë që vazhdimisht jemi treguar që mos t’ia japim, duke treguar që garancitë që iu kemi dhënë në 1999 e 2008 i mbajmë. Ato garanca kanë qenë respektimi i Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ajo në Pressing.