Lajme

Kica-Xhelili: Këtu na ke kryetar, të rreshtuar si ditën e parë

02/10/2025 00:37
nga:Lorik J

Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë një postim dedikuar Lumir Abdixhikut, për të cilin tha se ka dyfishuar partinë dhe në asnjë moment “nuk ra pre e provokimeve”.

Reagimi i saj vjen pas rezultateve të para ku LDK del në vendin e tretë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Këtu na ke, kryetar, të rreshtuar si ditën e parë”, shkruan mes tjerash ajo.

Postimi i plotë:

LIDERI YNË ✌🏼

Dyfishoi partinë; riktheu besimin; përfaqësoi pragmatizmin politik; dhe për asnjë moment, asnjë, nuk ra pre e provokimeve, diskursit përçarës e vnerit politik.

Këtu na ke, kryetar, të rreshtuar si ditën e parë!