Deklarata e kryediplomates kosovare në Forumin e Dubrovnikut, se BE-ja është një “tigër letre” pa ShBA-në e NATO-n në aspektin e sigurisë, ka shkaktuar reagime të shumta.
Veç emisarëve të BE-së e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, reagime erdhën edhe nga politikanët lokalë.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka postuar në Facebook një tigër letra, me një tekst të shkurtër.
“Nuk e postova unë. Një fëmijë i vogël”, ka shkruar Kica-Xhelili.
Lajçaku i tha Gërvallës se BE-ja, ndonëse nuk është e përkryer, “është unioni më i mirë që kemi”.
E Escobari i tha se çdo e arritur në Ballkanin Perëndimor në gjeneratën e fundit është si rezultat i partneritetit Evropë-ShBA.


