Lajme

Kica-Xhelili i reagon ministres Haxhiu: Si i erdhi puna Radojçiçit që të arratiset në Serbi “nën sovranitetin” absolut tuajin?

06/05/2024 21:43
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka deklaruar se me bisedën e Kusari Lilës me Radojçiqit, opozita dëshiron ta zhvendosë vëmendjen nga dështimi i zgjedhjeve, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë disa pyetje ndaj Haxhiut, se pse e kanë lënë të ikin Radojçiqin.

Postimi i saj i plotë:

Ministrja e Drejtësisë, e pyetur për komunikimin e Mimoza Kusari Lilës me Milan Radojçiçin, paska thënë: Opozita po kërkon ta zhvendos vëmendjen nga “dështimi” për zgjedhje. Gjithashtu paska thënë që opozita nuk po e kërkon dorëzimin e Radojçiçit nga Serbia.

Unë i kam disa pyetje:

1. Ministre, si i erdhi puna Radojçiçit që të arratiset në Serbi “nën sovranitetin” absolut tuajin? Pse i krijuat korridor që ai të ikë pas sulmit terrorist në Banjskë? E pastaj na flet se si ju qenkeni patriot sepse kërkoni që Serbia të dorëzoj dikë që ju vet e lejuat të ikë?

2. Çka është qëndrimi yt për komunikimin e shefes së grupit TËND parlamentar me po këtë kriminel që Serbia nuk po e dorëzon?

3. Zgjedhjet. Cilat zgjedhje Ministre? Ato ku nuk ju funksionoi pazari me PDK? Ato ku zhvendosët vëmendjen nga dështimi ENORM në Këshill të Evropës për fajin tuaj? Ato ku zhvendosni vëmendjen nga letra skandaloze e Ministres së Punëve të Jashtme ku i luste akterët e KE, aman” na fusni në agjendë se ja po e bëjmë draft statutin e Asociacionit menjëherë?

Nëse s’ke asgjë të vërtetë për të thënë, bëja më mirë si shefja e grupit të VV, e mos fol fare!

Doarsa R. Kica