Showtime

Kiara shfaqet pa unazën e martesës, reagon Luizi

11/07/2023 10:03
nga:Y I

Donaldi dhe Bora tashmë kanë mbetur në plan të dytë, sepse vëmendjen e publikut e ka pushtuar Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, një nga çiftet e dala nga formati Big Brother VIP, që mbetet ndër më të pëlqyerit e momentit.

Praktikisht, cdo gjë që ata bëjnë, përbën lajm për fansat që i ndjekin me “lupë” në rrjetet sociale. Rasti i fundit është bërë viral, teksa në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme.

Kiara ka postuar një foto nga ‘look-u’ i saj nga “Fan Club DWTS”, ku është edhe moderatore. Megjithatë, ajo që panë të gjithë ishte se prezantuesja nuk e kishte vendosur në gisht unazën e martesës dhe kjo nuk i ka shpëtuar ndjekësve, por as Luizit.

Këngëtari i ka dalë “të keqes përpara”. Para se të nisin aludimet se çifti është ndarë, Luizi ka komentuar vete duke paraprirë të gjitha thashethemet që mund të qarkullonin. “A ju kam thënë që nuk janë bashkë. Ku i ka unazat?”, ka shkruar ai.