Tre prej banorëve që konsideroheshin tashmë një grup brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi, Efi dhe Kiara mbrëmë (e shtunë) u dërguan në nominim.
Nominimi erdhi nga Dea Mishel që iu dha kjo e drejt si privilegj pas fitores së lojës së inteligjencës që u zhvillua gjatë javës.
Kjo gjë ka revoltuar Luizin, i cili ka shpërthyer në ofendime madje edhe kërcënime ndaj saj, gjë për të cilën edhe iu tërheq vërejtja nga produksioni.
View this post on Instagram
Ky nominim solli eliminimin e Efit, ndërkohë pas spektaklit Kiara u mundua që të bënte Luizin të reflektonte për sjelljet e tij.
“Përqendrohu në lojë, bëje lojën tënde por mos arrijë në atë pikë, mblidhe veten se të penalizojnë emocionet, më dëgjo mua, do të më premtosh, mos e penalizo veten se herët a vonë do të thonë mjaft, mos u jep rëndësi asnjërit, kam arritur t’i njoh sa fallco janë dhe u bën bashkë në këtë moment”, ka thënë Kiara.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Luizi dhe Kiara pak ditë më aprë zhvilluan një ‘dasmë’ në kuadër të lojës, ishte pikërisht momenti i kurorëzimit kur Kiara i dhuroi puthjen e parë Luizit.
Që atëherë dyshja janë pothuajse të pandadshëm dhe nuk mungojnë momentet e shumta romantike që ndajnë me njëri-tjetrin.


