Geek

KIA prezanton Sportage e ri për tregun evropian

09/01/2021 13:14
nga:G C

Siç është paralajmëruar më herët, prodhuesi jugkorean i veturave – KIA ka prezantuar versionin evropian të gjeneratës së pestë të modelit Sportage.

Kjo është hera e parë që në periudhën 28-vjeçare, që KIA ofron versionin SUV dedikuar tregut evropian, transmeton Telegrafi.

Sportage është një prej modeleve më të shiturave të markës jugkoreane që shitet në tregun global, kurse versioni i ri është i bazuar në platformën N3 të Hyundai Motor Group.

Kjo platformë e ka ndihmuar KIA të zhvillojë dy versione të ndryshme, modelin e prezantuar në qershor dedikuar tregut jugkorean dhe tjetrin për tregun amerikan.

Versioni evropian i Sportage është 4.515 mm i gjatë, që do të thotë se është për 85 mm më i shkurt në raport me versionin global, por që për 30 mm më i gjatë krahasuar me modelin e gjeneratës së kaluar. /Telegrafi/