Khvicha Kvaratskhelia nuk e ka pranuar ende propozimin e rinovimit të Napolit dhe ka disa skuadra që po monitorojnë situatën e tij.
Një prej tyre është PSG, e cila ka shfaqur interes të madh për nënshkrimin e reprezentuesit gjeorgjian që nga vera e kaluar, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas RMC Sport, trajneri Luis Enrique dhe drejtori sportiv Luis Campos janë admirues të cilësive që ka Kvaratskhelia dhe nuk do të ishte për t’u habitur nëse klubi parizian do të siguronte shërbimet e tij.
Kvaratskhelia ishte një figurë kyçe në fitoren historike të titullit të Napolit në Serie A në sezonin 2022/2023, duke regjistruar 12 gola dhe 13 asistime në ligë.
Ai vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme në skuadrën e Antonio Contes këtë sezon (pesë gola, tre asistime, në 19 ndeshje) dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në sezonin e mirë të klubit, i cili udhëheq Serinë A.
/GazetaBlic Sport/