Lojtari i ri i Manchester Cityt, Abdukodir Khusanov, ka folur për transferimin e tij në klubin e madh anglez.
“Jam absolutisht i lumtur që i bashkohem Manchester Cityt, një klub që kam shikuar për një kohë të gjatë”, tha ai.
“Kjo skuadër është plot me lojtarët më të mirë në botë dhe mezi pres t’i takoj dhe të luaj përkrah tyre.
“Dhe sigurisht, Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mëdhenj ndonjëherë dhe jam shumë i emocionuar të mësoj prej tij dhe të përmirësoj lojën time edhe më shumë.
“Ky është një moment shumë krenar për mua dhe familjen time që po i bashkohemi një klubi të madh si Manchester City dhe unë jam më se i gatshëm për këtë sfidë”, tha Khusanov.
Manchester City nënshkroi Khusanov nga Lens për rreth 50 milionë euro.
/GazetaBlic Sport