Sami Khedira, ish-mesfushori i Juventusit dhe Real Madridit, analizoi shanset e kombëtares gjermane në Kupën e Botës.
Khedira theksoi se Gjermania mund të arrijë të paktën deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Këtë vit nuk ka asnjë favorit të qartë siç ndodhi në vitin 2018 me Francën. Brazili është tepër i fortë, skuadrat tjera janë gjithashtu në garë për titullin. Franca? Mund të ketë lojtarët më të mirë, por Gjermania nuk është shumë më e dobët, veçanërisht në grup. Prandaj mendoj se mund të arrijnë të paktën në gjysmëfinale”, tha fillimisht ai.
“Ne kemi portierin më të mirë në botë dhe nuk jam i shqetësuar as për mesfushën. Kemi sulmues të mirë, ajo që na mungon është një vrasës i tipit Klose”, përfundoi ai.