Sporti

Khabib Nurmagomedov parashikon fituesin e luftës në mes Connor McGregor dhe Dustin Poirier

07/10/2021 23:23
nga:Mergim Rreci

Connor McGregor dhe Dustin Poirier do të përballen të dielën në mëngjes në UFC.

Pritet të jetë një luftë e madhe mes dy luftetarëve në oktagon, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy luftëtarët e kanë fituar nga një luftë ndaj njëri-tjetrit deri më tash dhe para kësaj lufte komentin e tij e ka dhënë edhe Khabib Nurmagomedov.

Khabib u pyet për të dhënë parashikimin e tij.

“Është e njëjta gjë si lufta e mëparshme. Nëse meçi përfundon në raundin e parë atëherë unë do të kthehem te Conor. Nga e dyta dhe më tej, atëherë Dustin fiton”, tha ai.

Gjatë një interviste të fundit me SportsCenter, Poirier dha versionin e tij të asaj që ai beson se do të ndodhë.

“Unë mendoj se me çdo luftë, jo vetëm ndaj Conor, nëse zgjatet, unë filloj të marr ritmin tim, kohën time dhe është e keqe për këdo”, tha Poirier.

“Unë me të vërtetë besoj se unë jam një nga luftëtarët më të mirë në pesha të lehta në botë dhe sa më gjatë të jem atje, aq më rehatshëm bëhem dhe aq më keq është për kundërshtarin tim”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/