KH Rahoveci në edicionin e fundit në elitën e hendbollit kosovar shkroi historinë duke e fituar titullin e parë, ndërsa këtë vit po tenton të shkëlqejë edhe në garat evropiane.
Sot (e shtunë), “Vreshtarët” do të përballen me kampionin belg Bocholt, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Ndeshja e parë ishte zhvilluar në Belgjikë, ku belgët fituan me rezultat 32:29.
Pra skuadrës tonë i duhet një fitore me katër gola për të kaluar tutje.
Për Rahovecin është vetëm paraqitja e dytë në garat evropiane. Para dy vitesh luajti ndaj skuadrës çeke, Karvina, por humbi me rezultat të ngushtë dhe nuk arriti që të avancojë tutje.


