Skuadra kosovare e hendbollit, Rahoveci do të përballet me skuadrën rumune, CS Minaur Baia Mare, në fazën e 16-të të Kupës së Evropës EHF (raundi i tretë).
Dy ndeshjet janë caktuar për 23 dhe 30 nëntor, pra takimi i parë do të zhvillohet nesër në Rahovec, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja KH Rahoveci – CS Minaur Baia Mare, në kuadër të xhiros së tretë preliminare të Kupës Evropiane të EHF, do të luhet të shtunën, nga ora 19:00.
Pritet të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme në palestrën ‘Mizahir Isma’, me skuadrën kosovare që kërkon fitoren e madhe ndaj një kundërshtari shumë të vështirë.
Drejtuesit e skuadrës rumune e kanë filluar lojën jashtë parketit me deklaratat e tyre, duke pretenduar se i pret një ambient armiqësor, madje kanë kërkuar masa të posaçme sigurie.
/GazetaBlic Sport/