Lajme

KGJK publikon listën përfundimtare të 21 kandidatëve të zgjedhur për gjyqtarë të rinj

02/11/2025 15:29
nga:Sh R

Komisioni për rekrutimin e gjyqtarëve i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ka publikuar listën e 21 kandidatëve të cilët kanë kaluar provimin për gjyqtarë të rinj.

Nga 21 kandidat janë përzgjedhur 13 kandidate femra dhe 8 kandidatë meshkuj.

Lista është si në vijim:

  • Adolin Alijaj
  • Amar Hoxha
  • Fiton Haklaj
  • Bujar Xhosha
  • Floridin Osmanaj
  • Hyra Duraj
  • Majlinda Xhema-Avdiu
  • Besart Prishtina
  • Nazif Fetahu
  • Rona Reshtani-Myfti
  • Gentiana Krasniqi
  • Fitore Hasani-Ismajli
  • Nazmie Maxharri-Paca
  • Bionda Rexhepi
  • Fjolla Osmani-Elezaj
  • Besarta Sejdiu
  • Blenda Gashi
  • Olumbie Haliti
  • Djellza Lukaj
  • Fatjona Bekteshi-Barku
  • Gramos Zekaj.
  • Kandidatët e pakënaqur me rezultat kanë të drejtë ankesë në afat prej 3 ditësh.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi/Betimi për Drejtësi ka monitoruar në tërësi të gjithë procesin e intervistave me gojë që janë zhvilluar nga data 13 janar 2025 që kan zgjatur deri me 10 shkurt 2025.

Intervistës i janë nënshtruar në total 65 kandidat, ndërkaq 3 prej tyre janë tërhequr nga gara

Intervistat janë zhvilluar para Komisionit me këtë përbërje: Albert Zogaj-kryetar i Komisionit, dhe anëtarët, Bekim Veliqi, Valon Kurtaj, Arjeta Sadiku dhe Ahmet Imami.

Ndryshe, “Instituti i Kosovës për Drejtësi/Betimi për Drejtësi” më 15 nëntor 2024, ka raportuar për 67 kandidatë që kishin kaluar me sukses testin me shkrim për 21 pozita për gjyqtarë.

Gjithashtu “Instituti i Kosovës për Drejtësi/Betimi për Drejtësi” ka monitoruar procesin me shkrim në fushën penale më 9 nëntor, dhe atë civile më 10 nëntor 2024.