Lajme

KFOR uron Pavarësinë e Shqipërisë: Gëzuar ditën kombëtare të aleatëve tanë shqiptarë

11/28/2025 09:31
nga:Sh R

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke e cilësuar vendin si një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës.

“Gëzuar ditën kombëtare të #Aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 kombet kontribuese të trupave në misionin e KFOR”, shkruhet në urimin e tyre në Facebook.

Sot Shqipëria feston plot 113 vjet shtet.

Ky 28 nëntor i 1912-tës, shënon një nga datat më të mëdha në histori për shqiptarët anekënd globit.