Lajme

KFOR ta marrë veriun / Nga AAK i reagojnë Edi Ramës: Njeri i çuditshëm

09/28/2023 14:25
nga:N M

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili tha se veriu i Kosovës duhet të kontrollohet nga KFOR meqë sipas tij mund të ketë situata si ajo e 24 shtatorit, raporton Gazeta Blic.

Muharrem Nitaj ka thënë se si është e mundur që Rama të dal me një qëndrim të tillë.

Madje, sipas tij Edi Rama këtë kërkesë e paska bërë edhe në Samitin e NATO-së.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Edi Rama paska kërkuar qe KFOR ta marre nen kontroll veriun e Kosoves. Bile kete kerkese thot se paskesh bere edhe ne samitin e NATO-s te mbajtur kohe me pare.
Si eshte e mundur qe te kerkoje dicka, jo per vete por per te tjeret. Bile do te duhej te kishte pyetur nese kjo eshte kerkese e Kosoves.
I cuditshem ky njeri!
Sa ia ben “fora” ne Keshillin e Sigurimit, sa e jep nje deklarate “perle” per ta kundershtuar deklaraten e BE-se per ngjarjet ne veri dhe hop e bjen ne fund te pusit.
E ben nje kerkese, per dhe ne emer te Kosoves, te njejte me kerkesen e presidentit serb.