Lajme

KFOR: Po punojmë në shtensionimin e situatës në veri

05/29/2023 15:17
nga:N M

Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se me stafin e tyre po punojnë në shtensionimin e situatës në veri.

Në një komunikatë për media, KFOR-i tha se ka shtuar praninë në komunat veriore të Kosovës “për të siguruar një mjedis të sigurt për lirinë e lëvizjes”.

KFOR-i tha se është në koordinim me institucionet e sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Serbisë.

“Komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij po punojnë për zbutjen e situatës dhe janë në kontakt me të gjitha palët, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave të sigurisë në Kosovë dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë. Raportimet e mediave për një takim me Goran Rakiqin janë të pabaza, po ashtu edhe pretendimet se komandanti i KFOR-it ka bërë ndonjë paralajmërim për të shtëna në Zveçan”, thuhet në komunikatë.

Reagon Kurti: Është koha të qetësohet situata në veri