Trupat turke nga Forcat Rezervë Operacionale të KFOR-it kanë përfunduar dislokimin e tyre në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR.
Këto trupa do të zëvendësojnë njësitë italiane që po largohen nga misioni.
“Rreth 350 ushtarë nga Brigada e 65-të e këmbësorisë së mekanizuar turke do të kryejnë një sërë aktivitetesh së bashku me trupat e tjera të KFOR-it dhe do të jenë të gatshëm për të reaguar ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë”, thuhet në njoftim.
KFOR është i pajisur mirë dhe pozicionuar për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për përshkallëzim dhe për të përballuar çdo skenar të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si garantues të sigurisë.