Misioni i KFOR-it është ende aktive me Rezolutën 1244 Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, thuhet në përgjigjen e KFOR-it, teksa kanë shtuar se ata në Kosovë janë për garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e vendit
“Është thelbësore që të gjitha palët të vazhdojnë dialogun me njëra-tjetrën për hir të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për RTV Dukagjinin.
Sipas përgjigjen e tyre thuhet se Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë me të gjitha autoritetet.
Sa i përket sigurisë në Kosovë, ”KFOR-i mbetet vigjilent dhe nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së tij”.
A është aktive ende misioni i KFOR-it në bazë Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999?
“Trupat e KFOR-it po monitorojnë situatën në terren dhe vazhdojnë të zbatojnë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, kanë përfunduar KFOR-i.


