Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe.
Kështu ka njoftuar KFOR përmes një komunikate pak minuta më parë.
“Pas ndalimit më 14 qershor të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shqyrtuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka biseduar me përfaqësues të Institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. Bazuar në inputet në dispozicion, mbetet e paqartë se ku ndodheshin zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit” thuhet në reagimin e tyre raporton Gazeta Blic.
Ata i kanë bërë thirrje dy palëve të përmbahen nga retorika provokuese dhe të shmangin çdo akt të njëanshëm që mund të përshkallëzojë tensionin në zonë.
Njoftimi i plotë:


