Lajme

KFOR-i vëzhgon “kujdestarët” serbë të barrikadave

12/11/2022 20:39
nga:G B

Me të rënë terri, qytetarë serbë kanë filluar të mblidhen në një shtëpi dykatëshe në Rudarë.

Ata dyshohet se janë “kujdestarë” të barrikadave të ngritura nga dita e djeshme në pjesën veriore të vendit.

Sipas Klan Kosovës, në atë shtëpi kanë hyrë rreth 10 persona, ndërsa vazhdimisht ka hyrje-dalje.

Ajo shtëpi është edhe nën vëzhgim të forcave të KFOR-it.

Kujtojmë se barrikadat u ngritën ditën e djeshme pas arrestimit të një serbi, i cili dyshohet se ka kryer sulmin ndaj KKZ-së në Mitrovicën veriore.