Lajme

KFOR-i trajnon ushtarët për skenarët e kontrollit të turmave dhe trazirave

07/10/2024 12:20
nga:Sh R

Komanda Rajonale në Perëndim e KFOR-it, e ka zhvilluar një stërvitje të quajtur “Swift Rescue”.

Stërvitja është mbajtur në komunat perëndimore.

Ky ushtrim shërben për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale.

KFOR-i ka njoftuar se ata u trajnuan për skenarët e kontrollit të turmës dhe trazirave dhe testuan disa procedura evakuimi.