Lajme

“KFOR-i s’ka negociuar largimin e terroristëve”/ Sheholli: Kryeministri, presidentja e ministri i brendshëm të tregojnë si ikën ata

05/27/2024 14:57
nga:G B

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se sulmi i Banjskës s’ka pasur të bëjë me luftë dhe ka qenë fitore e Kosovës ndaj terroristëve.

“Sulmi i Banjskës është fitim mbi terroristët i institucioneve tona, i policisë tonë, djemve më të mirë që i ka Kosova dhe ajo ka qenë një situatë e krijuar që s’ka të bëjë me luftën por ka të bëjë me një ndërhyrje në rendin kushtetues të Kosovës, të disa njerëzve të veshur me uniforma që kanë dashur të bëjnë akte terroriste por ne e kemi një hero atje dhe vetë ky fakt flet që tre terroristë janë të vrarë kurse një pjesë dërmuese e tyre të liruar në çfarë forme dhe çfarë koncepti duhet të na tregojnë institucionet e sigurisë dhe ministri i punëve të brendshme”, thotë ai.

Lidhur me raportin nga organizata ICG se KFOR-i kishte negociuar largimin e terroristëve serbë nga Zveçani, Sheholli thotë se kjo nuk është e vërtetë, derisa shton se kjo organizatë duhet të tregojë se ku i ka mbledhur këto informata.

“Ne si Institut për Themelimin e marrëdhënieve ndëretnike kur bëjmë analiza mbledhim fakte, dëshmi, deklarata dhe e bëjmë raportin. ICG apo ky rrjet i grupit të krizave duhet të na tregojë ku i ka mbledhur këto informata, kush ja ka dhënë këto informata që KFOR-i paska bashkëbiseduar me terroristët dhe i paska lejuar. Unë besoj që ky është një dështim i madh i vetë kësaj organizate sepse nuk është e vërtetë që KFOR-i ka dialoguar me terroristë”, vlerëson Sheholli.

Sipas tij, e vërteta qëndron diku tjetër dhe atë duhet ta tregojnë atë ministri i brendshëm, kryeministri e presidentja.

“E vërteta qëndron diku tjetër. Këtë të vërtetë duhet të na thonë krerët e institucioneve të Republikës sonë dhe duhet që t’i tregojnë popullit se si terroristët u liruan, 12 kilometra prej ku ka ndodhur ngjarja, nga manastiri i Banjskës, në çfarë forme kanë shkuar. Kjo është ajo që duhet ta tregojë ministri i punëve të brendshme, kryeministri dhe presidentja, për arsye se nuk ka mundësi që KFOR-i bashkëbisedon dhe dialogun me terroristë askund në botë e s’ka biseduar as këtu”, potencon ai./Gazeta Blic/

“Frika nga gjakderdhja”, KFOR-i kishte negociuar tërheqjen e paramilitarëve nga Banjska- çfarë thotë raporti i ICG

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për ikjen e grupit terrorist nga Banjska