Lajme

KFOR-i shton trupat mbi Urën e Ibrit, Gecaj: Rezoluta 1244 po ripërtrihet në veri, mund të ketë suspendim të institucioneve të Kosovës dhe kërcënim të sigurisë

08/31/2024 19:16
nga:Sh R

Pas aksionit të ndërmarrë dje nga Policia e Kosovës ku u mbyllën institucionet paralele në veri të vendit, KFOR ka shtuar praninë e saj gjatë ditës së sotme mbi Urën e Ibrit.

Veprimi i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës u cilësua i njëanshëm dhe u kritikua nga ndërkombëtarët.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, ku thotë se bashkësia ndërkombëtare tani më nuk e shohin qeverinë e Kosovës si një qeveri të besueshme, prandaj nga ky mosbesim rrjedhin edhe reagimet e tilla përfshi edhe shtimin e forcave shtesë të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër.

Reagimi i përfaqësuesve të shumtë perëndimorë lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veriun e Kosovës me shumicë serbe është shqetësim i parë nga këndvështrimi i fuqive të mëdha politike e ushtarake për aspektet e sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Bashkësia ndërkombëtare, SHBA, Britania e Madhe, Franca ,Gjermania etj, tani më nuk e shohin Qeverinë e Kosovës si Qeveri partnere të besueshme prandaj nga ky mosbesim rrjedhin edhe reagimet e tilla përfshi edhe shtimin e prezencës së forcave shtesë të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër me qëllim të parandalimit të ndonjë përshkallëzimi të situatës së sigurisë si pasojë e disa fitoreve të pjesshme në dëm të një zgjidhje të ardhme strategjike”, tha ai.

Gecaj thotë se nga këndvështrimi ligjor edhe emocional, veprimet e qeverisë janë të drejta, mirëpo thekson se dëmet mund të jenë më të mëdha sesa fitorja prandaj kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar në veprimet policore në veri të vendit.

Ndërsa nëse shikohet nga këndvështrimi ndërkombëtarë, Gecaj, thotë se vendimet e qeverisë së Kosovës janë të ngutshme dhe të pakoordinuara me faktorin përendimorë euroatlantik.

Eksperti i sigurisë, thotë se NATO nuk pajtohet që dikush me veprimet e veta politike dhe pa dijenin e saj ti vërë ushtarët e KFOR-it, në rrezik siç konsiderojnë ata, prandaj secili veprim në veri pa dijenin e tyre është një ngjarje e shkaktuar që ka interferim direkt në punën e KFOR-it.

Shikuar nga këndvështrimi vendorë ligjorë dhe emocional , veprimet e qeverisë janë të drejta mirëpo karrshi kësaj të drejte dhe anës emocionale , dëmet mundë të jenë më të mëdha sesa fitorja prandaj kërkohet kujdes e vëmendje e shtuar në veprimet policore në veri të Kosovës. Nga këndvështrimi ndërkombëtarë ,vendimet e qeverisë së Kosovës në veri janë të ngutshme dhe të pakoordinuara me faktorin perëndimorë euroatlantik prandaj perëndimi i frikësohet përshkallëzimit të situatës në veri ku mund të kishte pasoja për popullatën dhe ushtarët e KFOR. NATO nuk pajtohet që dikush me veprimet e veta politike e pa dijenin a saj ti vërë ushtatët e KFOR-it në rrezik siq konsiderojnë ata, prapa shpine ngase përgjegjësinë e mbrojtjes së teritorit të Kosovës e ka NATO përmes KFOR-it. Prandaj, secili veprim në veri pa dijeninë e tyre është ngjarje e shkaktuar që ka interferim direkt në punën e KFOR-it. Kjo është arsyeja që edhe diplomatë e përfaqësues të huaj vizituan krerët e shteteve në Kosovë, BeH si dhe Serbi për të parandaluar përshkallzimin e situatës në Ballkan. SHBA dhe NATO kanë mekanizma dhe resurse të avansuara për mbledhjen e informatave në teren si dhe ekspertizë të specializuar për vlerësimin e situatës prandaj këmngulësia e tyre për vetpërmbajtje të qeverive në ballkan për veprime të njëanshme duhet të mirret seriozisht.”, shtoi ai.

Tutje, ai thekson se shtimi i trupave të KFOR-it, mbi urën e lumit Ibër, duhet të shikohet nga dy këndëvështrime, i pari në aspektin negativ për faktin se rezulota 1244 po ripërtrihet në veri dhe kjo mund ti suspendoj institucionet e vendit për kohë të pacaktuar dhe nënkupton cenimin e sigurisë.

Kurse sipas Gecaj, ana pozitive e shtimit të trupave të KFOR-it, mbi urën e lumit Ibër, është që faktori ndërkombëtarë nuk tërhiqet nga përmbyllja e shtetësisë së Kosovës në tërësi pasi që ende kemi probleme të hapura me Serbinë.

Shtimi i pranisë së KFOR mbi urën e Ibrit duhet të shikohet nga dy këndvështrime. I parë në aspektin negativ për faktin se rezoluta 1244 po ripërtrihet në veri dhe kjo mundë të suspendojë institucionet e Kosovës për kohë të pacaktuar si dhe nënkupton kërcënim të sigurisë. Ana pozitive e kësaj është që faktori ndërkombëtarë nuk tërhiqet nga përmbyllja e shtetsisë së Kosovës në tërësi pasi që ende kemi probleme të hapura me Serbinë. Nuk na njohin katër shtete anëtare të NATO-s si dhe jemi nën sanksione apo masa ekonomike ndërkombëtare të cilat duhet të hiqen vetëm pasi të janë sanuar shkaqet për shkak të cilave u vendosën ato.Përfundimisht kjo përmbyllje e shtetësisë nuk mund të ndodhë vetëm me angazhimin tonë pa mbështetjen e atyre që ndihnuan në ndaljen e luftës dhe lirimin e Kosovës. Investimet ishin të përbashkëta prandaj perëndimi nuk heq dorë nga ato investime”, përfundoi Gecaj për GazetaBlic.