Lajme

“KFOR-i nuk duhet të jetë në Kosovë”, Pozhari i reagon ashpër Grenellit: Bërllog

07/13/2022 21:58
nga:Genita C

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas deklaratave të ish të dërguarit të presidentit amerikan Richard Grenell, i cili tha se KFOR-i nuk duhet të jetë në Kosovë dhe se Serbia s’duhet ta njoh Kosovën.

Grenell madje tha se kryeministri Albin Kurti është problem për dialogun Kosovë – Serbi.

Për këto deklarata Pozhari fillimisht e ka quajtur “bërllog”, Grenellin.

“Grenell fajëson Kurtin e BE-në, thotë se KFOR-i duhet të tërhiqet dhe se Serbisë s’bën t’i kërkohet njohja e Kosovës Ani kur po më kujtohet se sa fort e dojke Hashimi këtë bërllog”, shkruan ai.

Grenell: KFOR-i duhet të largohet nga Kosova, BE-ja dhe Albin Kurti problem për dialogun Kosovë-Serbi