Ushtarët e misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer ushtrimin për numër të madh të viktimave në kampion italian Villaggio Italia në Pejë.
KFOR-i ka njoftuar se me këtë trajnim synonte rritjen e nivelit të ndërveprimit të njësive kinetike që testuan procedurat e menaxhimit të incidenteve në skenar operacional shumë kompleks.
“KFOR-i vazhdon të zbatoj mandatin – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuuar në mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhej veç të tjerash në njoftim.