Lajme

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

05/09/2024 09:35
nga:G C

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një njësi e KFOR-it ka gjetur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë të vendosur/varur në një pemë në Zveçan.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:28.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.