Lajme

KFOR-i e cilëson si të dhunshme hyrjen e kryetarëve në zyra, bën thirrje për përmbajtje

05/26/2023 22:36
nga:Arsim Buxhovi

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, e ka cilësuar si të dhunshme hyrjen e tre kryetarëve në ndërtesat e komunave.

Sipas tyre, kjo situatë është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve.

“KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”.

“Koordinimi midis të gjithë akterëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në reagimin e KFOR-it.