Gjeneral brigade Luca Piperni ka marrë sot zyrtarisht detyrën e zëvendëskomandantit të ri të KFOR-it nga gjenerali austriak Gunter Schopf, i cili shërbeu për 13 muaj në kuadër të KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, ka çmuar lart punën dhe kontributin e Schopf.
“Ndihma dhe përvoja juaj më lehtësuan hyrjen në vendin e komandantit, dhe profesionalizmi juaj ekspert më bëri të ndihem rehat me ju në krahun tim”, tha gjeneral Kajari.
KFOR-i përbëhet nga 3.700 ushtarë nga 28 vende, aleatë dhe partnerë të NATO-s dhe është i përkushtuar të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
The @NATO-led Kosovo Force has a new Deputy Commander (DCOM). On Wednesday 17 November Italian ?? Brigadier General Luca PIPERNI took over the second position in KFOR’s hierarchy from the Austrian ?? Brigadier General Günter SCHÖPF who served for 13 months within #KFOR. pic.twitter.com/cr1zq5uSBd
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) November 17, 2021