Skuadra e Llapit do të përfitojë mijëra euro nga shitja e sulmuesit Mirlind Daku në ekipin rus, Rubin Kazan.
Ekipi kosovar, KF Llapi fitoi 60 mijë euro nga shitja e sulmuesit në ekipin kroat, teksa poashtu mori edhe 15% të kartonit në rast të rishitjes, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina konfirmoi se skuadra e tij ka në zotërim 15% të kartonit të Mirlind Dakut.
“Po, mund të konfirmoj se kemi 15% të kartonit të Dakut”, tha fillimisht Batatina për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas tekniku kosovar, Batatina njoftoi edhe për shumën e transferimit të sulmuesit nga Kroacia në Rusi.
“Shuma e transferimit të Dakut në Rusi tek Rubin Kazan pritet të jetë 1.2 milionë euro”, përfundoi trajneri.
Kujtojmë se në rast se shitja e Dakut kompletohet për këtë shumë, atëherë klubi llapjan do të fitojë rreth 180 mijë euro si shkak i kartonit të mbajtur tek lojtari.
/GazetaBlic Sport