Sporti

KF Dukagjini interesohet për mbrojtësin e njohur kosovar

07/14/2023 19:17
nga:L J

Skuadra e Dukagjinit po vazhdon me përforcimin e ekipit në afatin kalimtar të verës.

Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se klubi nga Klina ka shprehur interesim për mbrojtësin e njohur kosovar, Albion Pllana.

Pllana së fundmi ishte pjesë e Trepçës 89′, teksa luan edhe tek Kosova-U21.

Ai shihet si lojtar me shumë perspektivë në të ardhmen, teksa ka aftësi të mira në fushën e blertë.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur deri tash, por interesimi është i madh nga klubi i Dukagjinit.

/GazetaBlic Sport/