Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka udhëtuar drejt Antalias së Turqisë për të vazhduar fazën përgatitore.
Klubi i Armend Dallkut do të qëndrojë për disa ditë në Antalia – ku do të përgatitet për sezonin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
KF Dukagjini në qëndrimin e tyre në Turqi do të zhvillojë disa ndeshje miqësore – me skuadra evropiane.
GazetaBlic Sport më poshtë ju sjell disa nga ndeshjet që ky klub do t’i luajë në ditërt vijuese.
- Dukagjini – Warta Poznan (klub nga Superliga e Polonisë)
- Dukagjini – Vorskla (klub nga Superliga e Ukrainës)
- Dukagjini – Turan (kub nga Superliga e Kazakistanit)
/GazetaBlic Sport


