Skuadra e futbollit, KF Dinamo nga Ferizaj ka reaguar pas shortit për kategorizimin e skuadrave në Ligë e Parë.
Klubi nga Ferizaj, KF Dinamo supozon se sipas rregulloreve, ata duhet të luajnë në grupin B, por FFK ka hedhur ata në grupin A, gjë që për ta është e papranueshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Në rregulloren e FFK’së shkruan qartazi se në grupin B marrin pjesë klubet nga regjioni i Ferizajt, por FFK e hodhi Dinamon në grupin tjetër.
Ja reagimi i ashpër nga Dinamo:
“Klubi i Futbollit FC Dinamo
Data: 12 Korrik 2023
Ankese ndaj Federates se Futbollit per ndarjen padrejtësis te shortit ne ligën e parë.
Me këtë letër duam të shprehim indinjatën dhe zhgënjimin tonë pas ndarjes së padrejtë të shortit nga ana e Federatës së Futbollit. Klubit të Futbollit FC Dinamo, paraqet një ankesë zyrtare për këtë veprim të pandershëm që na ka prekur.
Jemi të tronditur të kuptojmë se shorti i hedhur sot është bërë në kundërshtim me rregulloren e FFK-së . Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave tona si klub, e cila nuk mund të pranohet dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme.
Si klub, kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe kemi investuar shumë në përgatitjen dhe zhvillimin e skuadrës sonë për të marrë pjesë në grupin B aty ku edhe na takon sipas rregullores së FFK-së, ku neni 3 e thot kjartë dhe kjo i bie që skuadra FC Vushtrria skuadër e cila është pjesë e regjionit të Mitrovicëc të garoj në Gr-A. Ndaj, është e pafalshme që Federata e Futbollit të shkelë të drejtat tona.
Kërkojmë që Federata e Futbollit të rishikojë menjëherë këtë vendim dhe të na japë sqarime të plota rreth arsyetimit dhe procedurës së ndarjes së shorteve në grupe. Ne si Klubi FC Dinamo kemi të drejtën e barabartë për të qëndruar në këtë grup (B) dhe të garojmë në kushte të barabarta me ekipet e tjera.
Klubit FC Dinamo, nuk do të heq dorë nga lufta për të mbrojtur të drejtat tona dhe për të kërkuar drejtësi. Kërkojmë që Federata e Futbollit të rregullojë këtë situatë në mënyrë të menjëhershme dhe të sigurojë që drejtësia të bëhet përmbushje për Klubin FC Dinamo.
Me respekt,
FC Dinamo”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


