Sporti

Keylor Navas zgjedhet portieri më i mirë në Ligue 1

05/21/2021 10:31
nga:Mergim Rreci

Autor i një sezoni të shkëlqyeshëm në golin e Parisit, Keylor Navas u zgjodh si portieri më i mirë i Ligue 1.

Në garë me Anthony Lopes, Steve Mandanda, Benjamin Lecomte dhe Mike Maignan, Keylor Navas u votua portieri më i mirë në Ligue 1 nga kolegët e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Portieri nga Kosta Rika kishte një sezon të fortë duke pranuar vetëm 18 gola dhe duke mbajtur 15 ndeshjen portën e pastër në kampionat.

Në moshën 34 vjeç, ai pason Mike Maignan, fitues në 2019 (edicioni 2020 ishte anuluar).

/GazetaBlic Sport/