Keylor Navas është kthyer për të folur dhe ai sqaron edhe një herë për perspektivat e tij në të ardhmen.
“Kam një kontratë dyvjeçare dhe kjo flet vetë. Unë kam qenë gjithmonë një luftëtar, më pëlqejnë sfidat, le të shohim se çfarë ka rezervuar Zoti per mua në jeten time. Për momentin kam dy vjet kontratë dhe nuk shoh alternativa të tjera”, tha Navas.
Ai foli edhe për rrezikun e mbetjes në bankinë.
“Në asnjë ekip nuk ke garanci se do të luash. Kur një lojtar është duke konkurruar me ty për një fanellë titullare, është normale që nuk ju pëlqen situata, siç ndodhi sezonin e kaluar. Por për t’u larguar nga një klub duhet të ndodhin disa gjëra. Nuk është po aq e lehtë sa të shesësh një kal, ta vendosësh në një kamion dhe marrëveshja është bërë”, tha ai për shtypin e Kosta Rikës.
/GazetaBlic Sport


