Sporti

Keylor Navas lëndohet me kombëtaren, nesër është radha e Donnarummas për të qenë titullar tek PSG

10/14/2021 11:23
nga:Lorik J

Probleme për Keylor Navas.

Portieri i Kosta Rikës u dëmtua me ekipin kombëtar gjatë lojës kundër Shteteve të Bashkuara dhe u zëvendësua në pjesën e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Koha e rikuperimit nuk dihet ende, por në çdo rast mungesa e tij për ndeshjen e së premtes kundër Angers është e sigurt.

Prandaj në atë duel do të ketë hapësirë për Gianluigi Donnarumma, i cili ishte poashtu titullar në dy ndeshjet e fundit.

/GazetaBlic Sport.